Krasniqi takon tre kryetarët në veri: Komunat do t’i kthehen normalitetit të munguar

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi takon tre kryetarët në veri: Komunat do t’i kthehen normalitetit të munguar

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ministri Krasniqi ka shkruar në Facebook se tre kryetarët do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

“Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike. Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar”, ka shkruar Krasniqi.

Në mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok – kanë hyrë në objektet komunale të premten, një ditë pas betimit. Atyre u është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale. Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit.


Largohet flamuri serb nga komuna e Zubin Potokut, vendoset ai i Kosovës

Nga komuna e Zubin Potokut është  larguar flamuri serb dhe ëshë vendosur i Kosovës , raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes.


Kryetari i Zveçanit del nga objekti i Komunës nën përcjelljen e policisë

Kryetari i Zveçanit , Ilir Peci ka dalë nga objekti i Komunës, i cili një ditë pas betimit të tij për këtë detyrë, mes tensiohesh ka hyrë në zyren e tij të re.


Mes tenisoneve kryetarët e komunave veriore arrijnë të hynë në objektet komunale

Kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok, mes tensionesh kanë hyrë në objektet komunale të premten, një ditë pas betimit.

Për ta bërë këtë , atyre u është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale.

Ndërsa policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Kurse  Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë.


Kryetari i Zveçanit pritet të dalë nga objekti i komunës nën përcjelljen e KFOR-it

Trupat e KFOR-it kanë arritur në Komunën e Zveçanit, siç raportin RTV21 nga vendi i ngjarjes ata do të përcjellin daljen nga objekti i komunës e kryetarin e saj Ilir Pecin


Tensione edhe në Leposaviq

Të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në Leposaviq. Ndërkohë, policia ka nis heqjen e një kamioni që është vendosur si .

Provokimet e protestuesve serbë po vazhdojnë edhe në Leposaviq. Ndërkohë, policia po ofron një perimetër të sigurisë afër komunës.

Në Leposaviq janë bllokuar rrugët në hyrje dhe dalje me kamion e zhavorr.


Pesë policë të lënduar nga tensionet në veri

Policia e Kosovës është deklaruar rreth situatës në veri, duke njoftuar se janë lënduar pesë policë  “Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në komunikatë.

Policia po ashtu ka njoftuar se janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.”, thuhet në njoftim.

“Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.”, vijon komunikata.

Po ashtu policia njofton se  ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, “të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.”

“Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.”, thuhet në komunikatë.

Policia me tëj pohon se për të menaxhuar situatën janë detyruar të reagojnë me gaz lotsjellës.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.”

“Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpu

Sveçla arrin në Zveçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka arritur në Zveçan pas situatës që është krijuar atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në Zveçan, Sveçla niset për në veri

Aktualisht situata në Komunën e Zveçanit po vazhdon të jetë e qetë. RTV21 nga atje po raporton se dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në qytet.

Mësohet se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është nisur për në veri të Mitrovicës.

Katër pjesëtarë të njësisë së reagimit të shpejt janë lënduar në Zveçan

RTV21 ka mësuar se katër pjesëtarë të njësisë së reagimit të shpejt janë lënduar në Zveçan.

Aktualisht raportohet se situata është e qetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

KFOR shton pjesëtarët e tij në hyrje të magjistrales për në Zveçan

KFOR ka shtuar pjesëtarët e tij në hyrje të magjistrales për në Zveçan.

Pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it kanë arritur afër objektit të komunës së Zveçanit kur para rreth një ore një grup serbësh ishin mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në objekt të komunës të kryetarit të sapo zgjedhur.

Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviqit

Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.

Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave.

Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë.

Digjen disa vetura të Policisë në Zveçan

Të shtëna armësh janë dëgjuar në Zveçan, ndërsa janë djegur vetura të Policisë.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Policia ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan

Një përleshje ka ndodhur në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Aty janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërkohë, Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë qytetarët, ku ka përdorur edhe lotsjellës.

Tensione në Zveçan, serbët përleshen me policinë e Kosovës

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Qytetarët serbë bllokojnë hyrjen e komunës në Zubin Potok

Qytetarët serbë kanë bllokuar hyrjen e komunës në Zubin Potok. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se Policia e Kosovës po asiston kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Ndizet alarmi në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicë është ndezur alrami për t’u mbledhur qytetarët para komunave ku janë zgjedhur kryetarët kosovarë.

Ekipi RTV21 po raporton nga vendi i ngjarjes, ku tregon se Njesia speciale ka shkuar para komunave veriore.

RTV21 do ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button