Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjakova lufton për çerekfinalen e Grand Prix Austria

Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka vazhduar me fitore garën në Grand Prix Upper Austria, ku tani është vetëm një “luftë” larg çerekfinales.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker.

Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Tani, në raundin e tretë, Akili do të përballet me xhudistin slloven, Martin Hojak, ku në rast fitoreje do të vazhdon në çerekfinale të kësaj gare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button