Krasniqi: Trashëgimia e Bob Dole do të jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.
Krasniqi përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se ndihet i pikëlluar thellë me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës, i cili pareshtur ka mbështetur rrugën drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.
“Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran”, ka shkruar Krasniqi.
Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë të dielën./21Media

Back to top button