Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme s’mund të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, mbajtja e zgjedhje të parakohshme brenda një procesi kushtetues edhe nëse nuk është zgjedhja e parë as e partive dhe qytetarëve mund të bëhet e domosdoshme.

” Qëndrimi ynë si PDK ka qenë i ditur dhe kam propozuar një hap tutje për propozim të datave dhe tashmë nuk është e mundshme që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën datë. Afatet kushtetuese janë kokëforta dhe ne nuk mundemi ta adaptuar Kushtetutën jashtë afateve. A mundemi me mbajt më herët para zgjedhjeve lokale në kuptimin teorik është e mundshme. Kjo varet nga vullneti i partive politike”, ka thënë ai.

Këto deklarta Krasniqi i ka bërë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Back to top button