Muhaxhiri: Deputetët me hartime sikur të shkollës fillore, shpesh s’e dinë çfarë kanë votuar

Analisti politik, Artan Muhaxhiri tha se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk kanë kapacitete intelektuale profesionale të bëjnë ndonjë kontribut madhor.

“Ne i shohim seancat, i dëgjojmë ato hartimet që janë sikur të shkollës fillore…Shumica e deputetëve nuk kanë ndonjë vullnet personal që të identifikohen me ndonjë kauzë siç ndodhë në vende të tjera. Psh një deputet e ka një kauzë: drjetësin, ligjin, kulturën, shëndetësinë dhe ai vazhdimisht kontribuon në të”, tha Muhaxhiri në emisionin debatues “Click” në RTV21.

Tutje analisti politik u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë paga shumë të mira dhe beneficione të mëdha. Ndërsa, theksoi se shumë deputetë votojnë, por nuk e dinë se çfarë ligje kanë votuar./21Media

Back to top button