Krasnqi priti në takim deputetin gjerman: Bundestagu një nga adresat ku zëri i Kosovës merr peshë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker. Ai ka njoftuar se kanë biseduar bashkëpubimin ndërmjet dy shteteve.

“por edhe mes dy partive tona simotra, PDK dhe FDP.”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi po ashtu e ka cilësuar Gjermaninë si ndër partnerët kryesorë të Kosovës.

“ ndërsa Bundestagu një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovën dhe ku zëri i Kosovës merr peshë. Ndërsa, bashkëpunimi ndër-partiak bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë vit të zgjedhjeve europiane, kur të gjithë duhet të ngrehim zërin për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto të identitetit europian..”, ka shkruar ai.

“Në takim ishte edhe Markus Kaiser, shefi i Zyrës për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit Friedrich Naumann, si dhe Minire Çitaku, menaxhere e projekteve për Kosovë e këtij Fondacioni, me të cilët biseduam për bashkëpunimin në funksion të promovimit të vlerave liberale në shoqërinë tonë.”, ka përfunduar Krasniqi./21Media

Back to top button