“Krejt kjo çka ka ndodhur është politike”, deklarata e Lushtakut pas intervistimit nga Prokuroria

Kryetari i Skenderajt u deklarua para mediave pas intervistimit nga Prokuroria lidhur me rastin e djeshëm në këtë komunë. Ai tha se përfundimi i kësaj duhet të jetë lirimi i tij nga, siç tha ai, çfarë ka shpifur Mehani.
Kur u pyet se a është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ai tha se nuk e di.
Derisa tha se çfarë i ka thënë Prokurorisë do të merret vesh më vonë.
“S’ka ndryshe (të jetë epilogu) përpos, dmth që unë duhet me u liru prej kësaj që ka shpif Hysni Mehani”, tha ai.
Lushtaku e cilësoi si “tepër të rëndë për qytetarët”, praninë e njësisë speciale në Skënderaj mbrëmë.
“Nuk e meritojnë qytetarët e komunës tonë e as komunat tjera se njësitë speciale me armë të gjata neve të na provokojnë qytetarin e këtij vendi që i ka dhënë shumë Kosovës, unë besoj që nuk duhet me shku kurrkund ata, pa arsye dhe pa nevojë. Ata janë policë të Kosovës që ne i respektojmë shumë, ata janë vëllezërit, baballarët e dikujt. Unë mendoj që krejt kjo çka ka ndodhur është politike. Albin Kurti do që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet”, tha ai teksa turma prapa tij bërtiste UÇK.
Ai tha se në kushte normale nuk është dashur të intervistohet.
“Por është politike dhe Albin Kurti don që përmes formave që i ka zgjedhur të viktimizohet dhe ta përdor pushtetin për arsye që i di më së miri”, tha ai duke shtuar se këtë po e lidh me fushatën zgjedhore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?