Pas tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, KQZ anulon edhe atë për kabina të votimit – oferta e vetme tejkalon buxhetin

Pas tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar edhe tenderin për furnizim me kabina të votimit.
Për këtë tender, KQZ ka pranuar vetëm një ofertë, e cila tejkalon buxhetin e paraparë për këtë procedurë prokurimi.
Kompania që ka ofertuar është “DIARI BM SH.P.K”, me çmim 21 mijë e 948 euro, ndërkohë vlera që kishte ndarë KQZ ishte 15 mijë euro. Pra, rreth shtatë mijë euro më e lartë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?