Kaloni te përmbajtja kryesore

Kremlini kërkon që Ukraina të njohë Krimenë si ruse

Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në çdo moment nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).

Ai shton se Rusia do të përfundojë çmilitarizimin e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse do të ndalen në një moment.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button