Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky po bën thirrje që Rusisë t’i vendosen më shumë sanksione.

Në konferencën e tij ditore, Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës.

Sipas Zelenskyt, Rusia ka nevojë për një paketë të re sanksionesh.

Zelensky bëri thirrje për bojkot të eksporteve ruse, në veçanti produketeve të naftës nga Rusia.

”Këto masa më të ashpra mund të quhen moral”, ka thënë Zelensky./21Media

Back to top button