Turqia kërcënon me suspendim të marrëveshjes për migrantët

Nese s’ka viza për shtetasi turq atëhere marrëveshja për migrantët me BE-në mund të suspendohet

Turqia do të shqyrtojë ose të suspendojë të gjitha marrëveshjet me Bashkimin Evropian në lidhje me migrantët, nëse Bashkimi Evropian nuk lejon udhëtimin e qytetarëve turq pa viza.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu, i cili në një intervistë për televizionin A Haber, tha se Turqia ka të drejtë të shqyrtojë serish ose të suspendojë të gjitha marrëveshjet nëse kërkesa e palës turke për heqjen e vizave nuk do të përmbushet.

Back to top button