Lajm i mirë për Bayernin para ndeshjes me Realin

”Nuk kam dashur të rrezikoj por të martën do të jem me ekipin”

Bayern Munich do të tentojë të rikthejë rezultatin nga ndeshja e parë. Skuadra bavareze ka qenë e hendikepuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madridit, pasiqë është dashur të paraqitet pa sulmuesin kryesor, Robert Lewandowksi.

Por, reprezentuesi polak ka gëzuar trajnerin Carlo Ancelotti duke garantuar se do të luajë në Madrid dhe ka kërcënuar kundërshtarët se Bayerni do të bëjë të pamundurën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

“Në Madrid do të luaj. Nuk kam dashur të rrezikoj por të martën do të jem me ekipin. Do luajmë për të përmbysur gjithçka”, ka theksuar Lewandowski.

Ndryshe, Bayerni e ka humbur ndeshjen e parë 1:2.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button