Kremlini thotë se Putini është ende i hapur për të folur me Bidenin
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan, Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontaktet mes dy liderëve mund të rifillojnë nëse është e nevojshme, kështu tha Kremlini të mërkurën.
“Nëse është e nevojshme, kontaktet [midis Bidenit dhe Putinit] mund të rifillojnë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në konferencën e tij të rregullt.
“Vendosja e sanksioneve ndaj [zyrtarëve të lartë amerikanë] nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve”, shtoi Peskov.
Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA./21Media