Krenohet Rizvanolli: Manuali i Qeverisë ka efekt, qytetarët po kursejnë rrymën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është lavdëruar se manuali i Qeverisë po jep efekt sepse qytetarët kanë filluar të kursejnë rrymën.
Ajo përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
”Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten!”, ka shkruar Rizvanolli.
Kujtojmë që, të martën Qeveria e Kosovës e ka publikuar një manual për kursim të energjisë elektrike, pas krizës që ka kapluar vendin dhe gjithë botën nga ngritja e çmimit të saj. Në manualin e publikuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, këshilla e parë ishte që të kursehet në ndriçim. Ndërkaq bëhet thirrje edhe për shfrytëzim të rrymës në orarin 22:00 – 07:00.
Ndryshe, sot KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që janë paraqitur në rajonin e Dukagjinit, janë shkaktuar disa dëmtime në rrjet dhe disa konsumatorë do të mbesin pa energji elektrike./21Media

Back to top button