​ZRRE gjobit ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenc”

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në seancën e sotme ka marrë vendim për shqiptimin e dënimit me Gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër Lepenc” SH.A. HC UJMANI, për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e Kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike.
Kjo shitje kap vlerën në shumën prej prej 110,705.00 €  që përbënë 5% nga te hyrat e realizuara nga aktivitieti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020.
Gjithashtu bordi i ZRRE-së ka mbajtur sot seancën e radhës, ku pas shqyrtimit, ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI Kosovo L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga parku me erë “SELAC 3”, në kapacitet prej 34.47 në lokacionin ZK Selac të komunës së Mitrovicës.
Ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW.
Gjithashtu sot janë lanë lëshuar autorizimet edhe për VET – KONSUM dhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kW./21Media

Back to top button