Latifi në Komitetin për COVID: Qytetarët të vaksinohen sepse Omicron po përhapet me shpejtësi

Kryeministri, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.
​Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim u theksua rëndësia e fuqizimit të zbatimit të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Kurti ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe komunave, për zbatimin rigoroz të masave në fuqi.
Paralelisht me fuqizimin e zbatimit të masave, Kurti i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi që të intensifikohet fushata e vetëdijesimit për variantin e ri Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi, për të inkurajuar qytetarët të vaksinohen me dy dozat, ose të marrin dozën përforcuese të vaksinës.
Ndërkaq, edhe ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme:
1. Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19
2. Do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës.
Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianto Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë./21Media 

Back to top button