Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame

 

Krerët e shtetit sonte ishin në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame të prirë nga Myftiu Naim Tërnava. Ky iftar ishte i shtruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur kryeminsitri, Albin Kurti, i cili ka thënë Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

”Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore. Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe. Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në Iftar i ftuar ishin, ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konfjuca./21Media 

Back to top button