Krijohet hapësirë shtesë në Klinikën Infektive për pacientët me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trjatim të pacientëve.
Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II(  Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë. Pas rritjes së numrit të spitalizuarve, Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dje ka njoftuar se kanë rritur edhe numrin  e shtretërve në mbi 1600.
Sipas raportt të ditës së sotme në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1259 pacientë, 1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 437 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 361 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 822 pacientë, 700 me Covid-19 pozitivë dhe 671 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit, 174 pacientë, në spitalin e Gjakovës, 139 pacientë, në spitalin e Pejës, 210 pacientë, në spitali e Gjilanit, 144 pacientë, në spitalin e Mitrovicës, 48 pacientë, kurse në spitalin e Vushtrrisë, 27 pacientë dhe 80 pacientë në Ferizaj./21Media 

Back to top button