Kritikat për draft-Statutin e Asociacionit, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat e marra për draft Statutin e Asosacionit të propozuar nga vetë ai.

Rama është shprehur se ata që ”shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore”.

Me anë të një postimi në “Twitter” ai tha se lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!” ka shkruar Rama.

Draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është drafti më i ri i hartuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ai tashmë ka mbërritur në Berlin e po trajtohet seriozisht./21Media
Back to top button