Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin?

Draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është drafti më i ri i hartuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ai tashmë ka mbërritur në Berlin e po trajtohet seriozisht. Para tij janë hartuar edhe disa drafte të tjera. Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se aktualisht ekzistojnë katër draft-statute të hartuara për Asociacionin.

Sipas tij, draft-statuti i kryeministrit Rama ose është bërë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë ose me qeverinë e Kosovës.

“Më zyrtari është drafti që është prezantuar nga ekipi menaxhues dhe ky është drafti zyrtar…pastaj një tjetër që është hartuar nga organizata FES. tash së fundmi ky drafti i kryeministrit Rama pro njëkohësisht nga Escobar është bërë më dije që është në qeverinë e Kosovës pra gjithsej duket se janë katër drafte. Edhe pse ende nuk bërë publik dhe s’është dorëzuar në mënyrë zyrtare duke se ia draft në një mënyrë është shumë ma shumë brenda hapësirës tonë kushtetuese dhe mund të konsiderohet më pak i dëmshëm për Kosovës. Nuk mundem me besu që kryeministri Rama krye veti pa konsultuar dikë ka dërguar një draft në Paris e Berlin. Shqipëria në një mënyrë ka qenë e përfshirë në dialog….por nëse ky draft është dorëzu pa koordinimin qoftë më partnerët ndërkombëtarë ose qeverinë e Kosovës mund të konsiderohet se Shqipëria po tenton të ndërhyjë në mënyrë arbitrare në procesin e dialogut ose në procesin e themelimit të asociacionit”, tha Arton Demhasaj, analist politik.

Ndryshe, mendon njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, i cili thotë se deri më tani janë tri draft-statute të hartuara për Asociacionin dhe asnjëri nga ta nuk është i përshtatshëm për Kosovën, përfshirë edhe draft-statutin e kryeministrit Rama.

“Drafti i ekipit menaxhues draftin e përgatitur nga instituti për paqe dhe FES dhe tashmë ka dalë edhe draft tjetër i përgatitur  nga Shqipëria dhe mendoj që asnjëri prej tyre nuk është i përshtatshëm për Kosovën cfarë do drafti duhet të niset nga marrëveshja e Ohrit që flet për vetëmenaxhim dhe e dyta nga kushtetuta e Kosovës dhe plani i Ahtisarit. Institucionet dhe politikanët në Shqipëri duhet të kenë kujdes që mos ta dobësojnë pozitën e Kosovës dhe te mos bëhen pejsë e cfarë do zëvëndësimi të institucioneve të Kosovës kur bëhet fjalë për Kosovën”, tha Bytyçi.

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, vlerëson se hapi i kryeministrit Rama për hartimin e draft-statutit të Asociacionit duhet të shikohet në aspektin pozitiv megjithatë thotë se ai do të duhej të ishte më transparentë.

“Gjëja e parë që të shkon ndërmend është që Tirana zyrtare në këtë moment po përdoret në kuptimin pozitiv nga Franca dhe Gjermania për të paraqitur  një alternativë të re për asociacionin dhe e dyta është që Rama, ka dashur ta largojë pak vëmendjen nga problematika shumë e madhe në Shqipëri Tiranë qe kemi disa arrestime që kanë ndikim për qeverisjen socialiste… Çdo gjë që vjen nga Tirana duhet të shikohet me sy pozitiv nga Prishtina por në këtë  rast Rama do të  duhej të ishte pak më transparent sepse me çfarë shikoj asociacionit i mungojnë elementet e  transparencës.  Nuk besoj që është thikë pas shpine por besoj që është pamaturi. Tirana besoj që gjithmonë ka qenë në krahun e Prishtinës vetëm se nuk kupton realisht përgjegjësinë e mënyrës se si duhet të jetë partnere e Prishtinës dhe ky është prb i madh”, deklaroi Andoni.

Më 2 maj, në Bruksel ekipi Menaxhues paraqiti draft-statutin për themelimin e Asociacionit, i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili më pas prezantoi draft-vizionin e tij./21Media

Back to top button