Kritikave për lirinë e mediave, Dalipi përgjigjet me mbrojtje të komunikimit të Kurtit përmes Facebook-ut

Shefi i stafit të Kurtit në Qeveri, Luan Dalipi ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në të cilin Kosova renditet e 90-ta sa i përket lirisë së shprehjes.

Dalipi ka thënë se Qeveria Kurti ishte e hapur ndaj mediave.

“E vetmja që nuk ka shpenzuar miliona për propagandë, që nuk i ka blerë apo heshtur mediat përmes kontratave njëburimore.”, ka thënë ai

Ai ka thënë partite tjera se sa ishin në pushtet i kanë heshtur mediat përmes kontratave njëburimore.

Si transparencë ai e ka  vlerësuar adresimin e kryeministrit në detyrë albin Kurti përmes Facbook-utt.

“Gjithashtu, vlen të theksohet se në asnjë mandat të mëparshëm nuk ka pasur një nivel kaq të lartë komunikimi publik nga ana e Kryeministrit, përmes rrjeteve sociale. Facebook-u, në këtë kuptim, është shndërruar në një mjet informimi po aq – në mos më shumë – efektiv sesa shumë portale tradicionale lajmesh, të cilat, në një pjesë të mirë të rasteve, nuk janë të pavarura nga ndikimi i grupeve të interesit ekonomik apo politik.”, ka thënë ndër tjerash ai.

Në anën tjetër në raportin e Reporterëve pa Kufij Kosova ka rënë 24 vende më poshtë se vitin e kaluar sa i përket lirisë së mediave./21Media

Back to top button