Kritikohet ashpër shfuqizimi i fletarrestit për Radoiçiqin

LVV: U sfidua ligji, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.-
Organizatat monitoruese: Prokuroria dhe Gjykata duhet ta sqarojnë këtë rast

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçiq, i dyshuari kryesorë për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.
Lidhur me këtë shfuqizim, reagoi ashpër Lëvizja Vetëvendosje dhe
Organizatat që e monitorojnë punën e prokurorive dhe gjykatave. Kërkohet nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore që ta sqarojnë para publikut vendimin lidhur me këtë rast./21Media

Back to top button