Kritikoi luftën në Ukrainë, 7 vjet burgim për politikanin rus

Politikani rus, Alexei Gorinov është dënuar me shtatë vjet burgim pasi foli kundër luftës ruse në Ukrainë.
Go vjeçari u arrestua në prill pasi u filmua gjersa kritikonte pushtimin rus të Ukrainës, në një mbledhje të këshillit të qytetit.
Sipas ligjit pas pushtimit, kushdo që përhap “lajme të rreme” për ushtrinë përballet me 15 vjet burgim.
Rusëve u ndalohet të përdorin fjalën luftë për ta përshkruar pushtimin.
Presidenti Vladimir Putin në vend të kësaj i referohet me “operacion special ushtarak” megjithëse ai foli për “luftën në Donbas” drejtuar liderëve parlamentarë të enjten.
Aktivisti i të drejtave të njeriut Pavel Çikov ka thënë se dënimi i Gorinov është i pari me burgim sipas ligjit të ri.
Sipas tij, deri më tani gjyqtarët kanë dhën një gjobë ose dënim me kusht.
Gjatë një takimi para arrestimit, Gorinov kundërshtoi idenë e një konkursi vizatimi për fëmijë që të mbahej, gjersa vdisnin fëmijë në krainë. Ai u përpoq gjithashtu që mbledhjen e këshillit ta niste me një minutë heshtje për të kujtuar viktimat.
Një tjetër politikan rus që mbështeti idenë e Gorinov, është larguar që nga atëherë nga Rusia./21Media

Back to top button