Rusia kërcënon BE-në për ‘ngërçin’ e Kaliningradit

Rusia ka paralajmëruar Lituaninë e BE-në se mund të marrë masa të ashpra ndaj tyre nëse tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit nuk rifillon.
“Nëse situata nuk stabilizoht në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe BE-së. Kjo çështje ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Lituania, e cila cilësohet anëtare e NATO-s, ka ndaluar tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe enklava baltike./21Media

Back to top button