Kritikon Hoti: Ndihma prej 100 euro, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, për ndihmë të qytetarëve.
Sipas Hotit vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve.
“Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi.
Duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:
(i) Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë.
(ii) Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike.
(iii) Duhet të rriten subvencionet në bujqësi.
(iv) Duhet të rritet paga minimale
(v) Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale.”, ka thënë Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë të ditur masat e reja në kuadër të pakos së mbështetjes. Me nga 100 euro shtesë janë do të ndihmohen pensionistët dhe punëtorët, kurse për muajin prill do të dyfishohet vlera e asistencës sociale./21Media

Back to top button