Kriza e Trumpit lëkund tregjet financiare në Amerikë

Dollari humbi avantazhet që kishte fituar që nga zgjedhja e Trump

Tregjet financiare amerikane ishin bërë gati për ditën e tyre më të zezë, për herë të parë pas shumë muajsh, nga frika se telashet që kanë përfshirë presidentin Trump do të cënojnë aftësitë e tij për të realizuar reformën rregullatore të taksave.

Tre treguesit kryesorë të Wall Street ranë me më shumë se 1.4 për qind dhe dollari humbi avantazhet që kishte fituar që nga zgjedhja e Trump.

Treguesi i “S&P 500” arriti në 1.62 për qind, duke humbur 2.361 pikë. Ndërsa ai i Nasdaq humbi 2.3 për qind, ose 6.028 pikë.

Optimizmi i nxitur nga politikat pro-rritjes ekonomike të presidentit Trump kishte sjellë një fuqizim të tregjeve financiare, që prej zgjedhjes së tij në nëntor./21Media

 

Back to top button