Kriza energjetike, Dida: Kjo situatë është paralajmëruar para 15 vitesh

Njohësi i çështjeve të energjisë, Agron Dida, sonte në “Click” të RTV21 deklaroi se sistemi energjetik në Kosovë është në gjendje të mjerushme.
“Kjo situatë është paralajmëru para 15 vjetëve, kur unë kam qenë zëvendësministër”, tha ndër të tjera Dida.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, në të cilin thuhet se do të këtë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatorë energji elektrike në muaj. Këtë propozim nuk e kanë mirëpritur bizneset, duke thënë se energjia po u shkakton humbje të mëdha.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot tha se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës është në diskutim publik. Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria./21Media

Back to top button