​Fitore shumë e rëndësishme për United ndaj Brentfordit

 
Manchester United ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-1 të mërkurën.
Elanga në minutën e 55’, Greenwoord në të 62’ dhe Rashford në të 77’ ia siguruan fitoren e madhe “Djajve të Kuq” pasi një humbjeje dhe një barazimi.
Nga ana tjetër golin e vetëm për vendasit e shënoi Toney pesë minuta pa përfunduar ndeshja.
United tani ka 35 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.

Back to top button