Kriza në Lindjen e Mesme, mblidhet OKB
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të enjten do të diskutojë për konfliktet aktuale midis Izraelit dhe palestinezëve.
Siç njoftoi presidenti i AP të OKB-së, Volkan Bozkir në Twitter “situata serioze në territoret e okupuara palestineze” do të konsiderohet, në një kohë kur “Izraeli po intensifikon ofensivën, duke rrezikuar jetën e panumërt të civilëve”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi tri sesione emergjente javën e kaluar pa një përfundim konkret, pasi Shtetet e Bashkuara bllokuan miratimin e një rezolute që kërkoi një armëpushim urgjent tri herë.
Shkëmbimi i zjarrit me raketa midis Izraelit dhe Hamasit ka filluar më 10 maj afër xhamisë Al-Aksa në Malin e Tempullit, në Jerusalemin Lindor.
Në tetë ditët e fundit të konfliktit, të paktën 200 palestinezë, përfshirë 59 fëmijë dhe 35 gra janë vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.
Më shumë se 1.300 civilë janë plagosur dhe një numër i madh i ndërtesave dhe objekteve të infrastrukturës janë shkatërruan dhe dëmtuar. Sulmet me raketa nga Rripi i Gazës kanë vrarë 10 izraelitë.