Kriza në Ukrainë, Blinken: SHBA i dorëzoi përgjigjen me shkrim Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar sot Rusisë përgjigje me shkrim për kërkesat e saj për garanci sigurie në kuadër të negociatave për parandalimin e përshkallëzimit ushtarak kundër Ukrainës.
Blinken tha për media se përgjigjja vendos një rrugë serioze diplomatike përpara, nëse Rusia vendos ta bëjë këtë, dhe se ajo përmban një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve të shprehura nga Rusia, raporton Reuters.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për dialog.

Back to top button