Kriza politike: Nuk ka koalicione, partitë me akuza të ndërsjella

Vetëvendosje si partia e parë parlamentare e dal nga zgjedhjet e 9-Shkurtit, është duke bërë kalkulimet e orëve të fundit përpara seancës së 45-të për marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit. Por, krijimi një shumice parlamentare përmes një koalicioni po del të jetë sfidë për LVV-në, sepse pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare nuk preferojnë marrëveshje bashkëpunimi. Edhe pse LDK-ja i kishte refuzuar ofertat e LVV-së për koalicion, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, për RTV21 thotë se struktura e LDK-së nuk e ka refuzuar koalicionin me LVV-në, por sipas saj problem po del të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
‘’Nuk mendoj se LDK-ja po refuzon, unë mendoj se Lumir Abdixhiku po refuzon. Është kryetar i subjektit, por vendimet e tilla merren në diskutime të brendshme me strukturën edhe varësisht prej qëndrimeve dhe pozicioneve të tyre merret edhe vendimi. Unë nuk mendoj se është refuzim i LDK-së por i Lumir Abdixhiku i cili nuk ka shtrirë debat të brendshmë për të parë se cili është opinioni. Ne kemi parë mjaftueshëm figura të ndryshme të LDK-së të cilët publikisht janë kundër vendimit që zoti Abdixhiku ka marrë për të mos diskutuar për arritjen e një marrëveshje politike me LVV-në”, tha Kryeziu.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është përgjigjur pretendimeve të deputetës së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, duke i quajtur deklaratat e saj si tendencioze.
“Kjo është jo serioze të thuhet. Është edhe tendencë për të interefuar në politikat e LDK-së. Ju e keni parë edhe letra që i ësht dërguar së fundmi tentohet që ata (LVV) ti trefoj LDK-së në ndarjen e gjeneratave në të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen. Kjo nuk është seeioze, është nj qasje e cila ka tendencë për të zgjatur ngërçin politik ei cili është në interes për LVV-në. LDK-ja është unike i ka qëndrimet e saj dhe nuk ka ndryshuar qëndrim kundër koalicionit me LVV-në. Nëse ka ndonjë ndryshim ai duhet të merret si vendim brenda kryesisë së LDK-së”, tha Zemaj.
Vetëvendosje përvec LDK-së nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK-së dhe AAK-së. Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu thotë se nuk preferojnë të bashkëpunoj me këto subjekte politike. Sipas saj, PDK-ja së pari duhet të reformohet.
‘‘Mendojmë se PDK-ja ka ende kohë dhe nevoj që të qëndrojë në opozitë sepse mendojmë se ka ende nevoj të reformohet nga brenda në mënyrë që të diskutohet një gjë e tillë nëse mund të diskutohet në të ardhmen. Ne nuk mund të bashkëpunojmë me një subjekt politik në mesin e të cilëve në Kuvend sot i ke ende deputetë të cilët e kanë ngitur dorën për ta votuar Zajednicën, Gjykatën Sepciale dhe kanë amnistruar kriminelet serbë’’, tha Kryeziu.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, duke iu përgjigjur kritikave të LVV-së ka thënë aktualisht nuk preferojnë koalicion me LVV-në. Sipas tij, së pari Albin Kuri duhet t’i kërkoj falje popullit të Kosovës për të këqijat që i ka shkaktuar, pasataj e shqyrtojnë bashkëpunimin.
‘’LVV-ja ia ka borxh këtij populli një kërkim falje për dhunën politike që ka përdor për të ardhur në pushtet. Zoti Kurti e ka për borxh kërkim falje që ka gënjyer për bashkom kombëtar, që ka gënjyer për luftim të korrupsionit. I ka borxh popullit të Kosovës për demonizimin e UÇK-së, për demonizimin e luftëtarëve dhe komandatëve të UÇK-së. Për përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave për liderët dhe krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë. Ia ka borxh një kërkim falje Isa Mustafës ndaj të cilit kanë provuar të bëjnë edhe atentat. Ia kanë borxh po ashtu këtij vendi dhe Policisë së Kosovës për lëndimet që ia kanë shkaktuar Policisë nëpër protesta të dhunshme. LVV-ja e ka borxh kërkim faljen për sulmet në Kuvend, për sulmet me gazlotsjellës dhe për dhejtëra qindra vepra të tjera penale që i kanë bërë për të ardhur në pushtet. Vetëm atëherë mund ta quajmë LVV-në të reformuar. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë një koalicion me të”, tha Behrami.
Alanisti politik, Dorajet Imeri, vlerëson se partitë politike e kanë obligim kushtetues që përmes bashkëpunimit të formojnë institucionet e reja, Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas tij, Kosova shumë vonë me krijimin e institucioneve.
Dorajet Ymeri, analist politik
‘’Dallimet mund të ekzistojnë por jo të ekzistoj ndajre e thellë e cila e pamundëson jetën politike dhe institucionale”.
Ndër subjektet politike, vetëm Nisma ka shprehë gatishmërinë që të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?