Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka fituar konkretisht 12 nga 20 provincat e vendit

Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka fituar konkretisht 12 nga 20 provincat e vendit

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve administrative të mbajtur të dielën në Kroaci, konservatorët e kryeministrit Andrej Plenkoviç mund të konsiderohen të kënaqur me fitoren e arritur në shumicën e provincave dhe në një numër të gjerë komunash.

Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka fituar konkretisht 12 nga 20 provincat e vendit dhe do të ketë kryebashkiakët e saj në 266 komuna nga 555 në total.

Shumë e rëndësishme konsiderohet fitorja në Spalato, qyteti i dytë kroat, ku qytetar i parë do të jetë Andro Krstulovic Opara, i HDZ, shumë i afërt me kryeministrin.

Ky i fundit mund të përpiqet tashmë të rikonfigurojë koalicionin qeverisës pas shpërbërjes dy muaj më parë të aleancës së bërë me populistët e qendrës MOST, që ka arritur rezultate zhgënjyese.

Por humbësit e vërtetë janë partitë e qendrës së majtë, që megjithatë në këto zgjedhje kanë ruajtur postin e kryebashkiakut në qytetet kyçe si Rijeka dhe Osijek, edhe pse duke humbur ndjeshëm terren krahasuar me 4 vjet më parë.