Kroacia dëbon diplomatët rusë nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë

Kroacia ka urdhëruar 24 punonjës të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. 

24 përfshinin 18 diplomatë, thuhej në një deklaratë ministria e jashtme e Kroacisë. 
Në deklaratë thuhej se ambasadori rus u thirr në një protestë për “agresionin brutal ndaj Ukrainës dhe krimet e shumta të kryera (aty)”. 
Britania, Kanadaja dhe Australia deri më tani kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë, në kontrast me të paktën vendet e BE-së që tani kanë dëbuar më shumë se 200 si përgjigje ndaj krimeve të supozuara të luftës në Ukrainë, ka raportuar The Guardian.
Ngurrimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vepruar ishte pavarësisht një paralajmërimi nga sekretarja e saj e jashtme, Liz Truss, e cila ka thënë se “epoka e angazhimit” me Rusinë ka përfunduar.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka mbrojtur vendimin, duke thënë se mund të ndodh që Rusia të hakmerret me një masë reciproke.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse “gjesti simbolik” do të ia vlente që diplomatët kanadezë të dëboheshin nga vendi./21Media
Back to top button