Kroacia dhe Spanja përballen sot në finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia dhe Spanja do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kombeve.

“Furia e kuqe” në finale erdhi pasi e mposhti Italinë, me rezultat 2:1, ndërsa Kroacia e mundi Holandën, me rezultat 4:2 pas vazhdimeve.

Fituesi i këtij kompeticioni do të kualifikohet direkt në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Sot po ashtu do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë, në mes të Holandës dhe Italisë e cila nis nga ora 15:00.

Back to top button