Kaloni te përmbajtja kryesore

Kroacia e mposhti Francën

Kroacia e ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe tani ka dy fitore, një humbje dhe një barazim.
Kroatët triumfuan ndaj Francës me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm e realizoi mesfushori Luka Modric në minutën e pestë të ndeshjes nga penalltia.
Francezët nga ana tjetër janë ende pa fitore në këtë kompeticion, me dy barazime dhe dy humbje nga katër ndeshjet e zhvilluara.
Kroacia pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë, kurse në vendin e parë është Danimarka me nëntë pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button