Kroacia rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua marrëdhënia e shkëlqyer mes dy vendeve, me ç’rast presidenti kroat tehksoi mbështetjen e vendosur për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu në këtë takim Milanoviq ka konfirmuar se Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Milanoviq ritheksoi besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se vendi është anëtar i NATO-s për 15 vjet.

Back to top button