KRU “Prishtina” me polici do t’i shkyç borxhlinjtë e mëdhenj

KRU ”Prishtina” nga nesër (19 korrik) do të fillojë aksionin intesiv të shkyçjes me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo kompani.
Po ashtu bëhet e ditur se ky aksion do të zhvillohet m me asistencë të policisë.

“shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.”, thuhet në njoftim.

Sipas KRU “Prishtina” borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro.

“40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.”, përfundon njoftimi./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button