Kryebashkiaku i Gdanskit të Polonisë u sulmua me thikë

Kryebashkiaku është në gjendje kritike

Kryebashkiaku i qytetit Gdansk të Polonisë është lënduar rëndë pas një sulmi me thikë, në eventin më të madh të bamirësisë në qytet, bëjnë të ditur zyrtarët. Pawel Adamowicz, 53-vjeçar, u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

27-vjeçari i dyshuar që ka një dosje kriminale të regjistruar, është arrestuar. I dyshuari bërtiti se ishte burgosur padrejtësisht nën qeverinë e mëparshme të partisë, që ka mbështetur rizgjedhjen e Adamowicz.

Adamowicz pësoi goditje të rënda në bark gjatë sulmit, tha doktori Tomasz Stefaniak, drejtor i shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare në Gdansk, mëngjesin e së hënës. Stefaniak tha se ai është në gjendje kritike, dhe orët e ardhshme janë vendimtare. Bëhet e ditur se gjatë operacionit 5-orësh, kryebashkiakut iu dhanë 41 njësi të gjakut.

Incidenti ndodhi në eventin e bamirësisë, që u përcoll nga 100 njerëz.

Adamowicz është një figurë e njohur politike, i cili ka qenë kryebashkiak i Gdansk për 20 vjet./21Media

Back to top button