Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron qytetarët që të jenë vigjilentë në ‘Ditën e Fitores’

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë brenda nga e diela në të hënën, në Ditën e Fitores së Rusisë, pasi zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj.
Megjithëse, kryetari i Bashkisë nuk po vendos zyrtarisht shtetrrethim, ngjarjet nuk do të mbahen gjatë asaj kohe, sipas postimeve në mediat e tij sociale.
Ai tha se do të ketë patrullim të zgjeruar në qytet.
“Kushtojini vëmendje dhe ndiqni rregullat e sigurisë gjatë luftës. Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për granatime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vetëdijshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj!”, paralajmëroi Klitschko, shkruan CNN./21Media

Back to top button