Zonja e Parë e ShBA-së viziton Rumaninë dhe Sllovakinë

Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden ka mbërritur në Evropën Lindore në një udhëtim katër-ditor që synon të riafirmojë angazhimin e ShBA-së ndaj Ukrainës.
Biden do të takohet me udhëheqës kombëtarë dhe trupa amerikane, si dhe prindër, fëmijë, edukatorë dhe punonjës të ndihmës ukrainas të zhvendosur në Rumani dhe Sllovaki.
Ajo e ka filluar vizitën e saj të premten duke përshëndetur dhe shërbyer ushqim për trupat e vendosura në një bazë ajrore rumune.
Të dielën, ajo pritet të kalojë ditën e nënës me nënat refugjate dhe fëmijët e tyre në Kosice, një qytet kufitar në Sllovakinë lindore.
Vizita shënon një tjetër angazhim diplomatik të profilit të lartë nga SHBA në rajon, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Ukrainë javën e kaluar, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Presidenti Joe Biden ka vizituar Poloninë në mars./21Media

Back to top button