Kryediplomati çek konfirmon mbështetjen e liberalizimit për Kosovën

Lipavsky: Po punojmë për liberalizimin e vizave por nuk mund të japim datë .-Bislimi: Po punojmë me vendet që janë skeptike për heqjen e vizave.-Lipavsky: Çekia mbështet Kosovën për anëtarësim në BE dhe NATO
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, konfirmoi në Prishtinë mbështetjen e Presidencës çeke të BE-së për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit por pa dhënë një datë se kur mund të hiqen vizat. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas takimit me kryediplomatin çek, vlerësoi se është krijuar një ambient politik ku mund të ketë vendim pozitiv për liberalizim, duke theksuar se diplomacia kosovare po punon me vendet skeptike./21Media

Back to top button