Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, do të takohet me krerët e shtetit

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, nesër, do të udhëtojë për në Prishtinë, ka njoftuar Ministria e Jashtme greke në web faqen e saj të shtunën.
Ministri do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.
Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një takim me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button