Kryeministri ftoi në takim Presidentin

Kurti ka kërkuar takim për të bashkërenduar qëndrimet për çështjet e politikës së jashme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

“Duke e ditur pergjegjesine kombetare e detyrat institucionale qe i bartin pozitat tona, e kur jemi ne prag te Konferences “Munich Security Conference”, ju ftoj ne takim per t’i bashkerenduar qendrimet tona per ceshtjet e politikes se jashtme.”, bëhet e ditur në letrën e kryeministrit Kurti.

Kryeministri ka ftuar Presidentin në takim për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje, që të takohen e të dakordohen për temat dhe për qëndrimet e tyre./21Media

Back to top button