Rama me kryeministrin Mitsotakis: Minoriteti grek, urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve

(Lajm i përditësuar)
Rama me kryeministrin Mitsotakis: Minoriteti grek, urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama iu bashkua vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili po takohet me komunitetin minoritar grek në Shqipëri.
Rama u shpreh se minoriteti grek është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes shqipërisë dhe Greqisë.
“Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit, dhe ja ku e keni, është vërtet prekëse dhe për mua qe nuk pjese e minoritetit të jem sot këtu. Pas 30 vjetësh, pasi dhe i fundit kryeministër që ndaloi për të përshëndetur minoritetet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, Konstantinos Mitsotakis, i cili me shumë kënaqësi e ka pritur ketë ftesë. Faktikisht takimi duhej të zhvilloj pas samitit të BE, por kushtet e motit na detyruam ta shtynim, për të ardhur në një ditë si kjo e sotmja plot diell. Dua të them se për ne minoriteti grek është një urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve.”, tha Rama
Ai shtoi se përfaqësuesit e komunitetit minoritar grek në sipërmarrjet shqiptare janë nder më të rëndësishmit në ekonominë e Shqipërisë.
Më herët, edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vlerësoi komunitetin minoritar grek si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri grek sot vizitë në Shqipëri
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot (e enjte) zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por u anulua për shkak të kushteve atmosferike.
Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Back to top button