Kryeministri Haradinaj: Puna në repartin e Gjinekologjisë është heroike

Sipas Haradinaj gjendja po ndryshon për të mirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i

Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqasinë që sot është aty së bashku me minstrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kryeministri Haradinaj theksoi se qëllimi i vizitës së sotme ishte shprehja e mirënjohjes për punën e të gjithëve, shumë të madhe dhe të dobishme për vendin, popullin, njerëzit e familjet.

“E vërteta është se ne e kemi gati Ligjin për Pagat, ku mjekëve do t’iu dyfishohen pagat, edhe për infermierët ka ngritje. Jemi vonuar shumë, por ju lus që të bëni sa më shumë kujdes për pacientët, sepse puna e mirë nuk shkon pa u vërejtur dhe pa e marrë përkrahjen e të gjithë neve”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, punën në repartin e Gjinekologjisë e quajti heroike, duke theksuar se gjendja aty po ndryshon për të mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo eshte nje klinikë në të cilën është punuar shumë në vitin 2018, por ajo që kanë bërë për dallim nga vitet tjera është aspekti buxhetor.

“Kjo vizitë tregon se fokusi i Qeverisë është shëndetësia të cilës do t’i japim perparësi edhe gjatë vitit 2019 që pacientët tanë të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës ose në klinika tjera private”, tha ministri Ismaili.

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada, pasi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga personeli mjekësor në klinikën e Gjinekologjisë, e falënderoi kryeministrin për mbështetjen.

Back to top button