Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut nesër vizitojnë Kosovën, priten nga Osmani

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, nesër do të bëjnë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Dyshja do të priten në takim nga presidentja Vjosa Osmani, në orën 08:30, në kabinetin e Presidentes.
Ndërkohë, nga ora 15:00, Osmani do të pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /21Media