Kryeministri i Malit të Zi për rrahjen e rinjve shqiptarë: Po punohet për arrestimin e sulmuesve
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka reaguar pas rrahjes brutale të tre shtetasve shqiptarë sot në Kotor nga tetë persona me veshje ushtarake.
Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se rasti është duke u hetuar dhe se njëri prej sulmuesve është identifikuar.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oazë paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiq.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka falënderuar sot kryeministrin Spajiq, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi.
Balla më herët zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij Danilo Sharanoviq, me ç’rast kërkoi informacion lidhur me rastin, ndërsa falënderoi Policinë e Malit të Zi për reagim të menjëhershëm