Kryeministri i Sri Lankës i kërkon ushtrisë ta rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka kërkuar nga ushtria të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin”, pasi protestuesit kanë sulmuar zyrën e tij të mërkurën.
Wickremesinghe ka marrë edhe detyrën e presidentit përkohësisht, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga vendi. Mirëpo vendimi për ta lënë atë në krye të shtetit shkaktoi protesta të mëtejshme, duke kërkuar që edhe ai të largohej.

Të mërkurën, për herë të dytë në më pak se një javë, protestuesit hynë në një ndërtesë shtetërore shumë të sigurt. Këtë herë ishte Kryeministria./21Media
Back to top button