Prindërit e Thaçit mbërrijnë në qendrën e paraburgimit në Hagë

Prindërit e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë mbërritur në Hagë për ta vizituar djalin e tyre.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Gjykatën Speciale për t’i pyetur rreth kësaj vizite por që nuk kanë dhënë detaje nën arsyetimin se vizitat konsiderohen si personale për të paraburgosurit.
“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion në lidhje me kërkesat specifike të vizitorëve ose vizitat që u bëhen të paraburgosurve. “, thuhet përgjigjen e Gjykatës Speciale.
Kohëve të fundit Thaçi ka pasur vizita të shumta, ndër ta edhe Kryetarin i Kuvendit të Kosovës Glauk  konjufca si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre./21Media

Back to top button