Kryeministri malazez transit nëpër Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic këtë të shtunë ka kaluar prej Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Burimet e portalit rtv21.tv brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se Krivokapic nuk ka pasur ndonjë vizitë të planifikuar në Kosovë, mirëpo besojnë që vetëm ka kaluar transit nga Maqedonia nëpër Kosovë për tu kthyer në Malin e Zi.
RTV21 ka siguruar pamje nga kufiri.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapic dje ishte për vizitë në Maqedoninë e Veriut./21Media

Back to top button